Sot takimi në Alaskë që vendos fatin e paqes në Ukrainë, Trump: Putin nuk do të guxojë të luajë me mua

15 Gusht 2025, 09:27 / BOTA ALFA PRESS
Sot takimi në Alaskë që vendos fatin e paqes në

Sot do të zhvillohet në Alaskë takimi decizivmes presidentëve të SHBA dhe Rusisë, për të ardhmen e luftës në Ukrainē. Pak orë përpara, Trump u shpreh se, nëse ai nuk do të ishte president, Putini “me shumë gjasa do të kishte marrë nën kontroll gjithë Ukrainën”. Ai shtoi: “Por unë jam president, dhe ai nuk do të guxojë të luajë me mua”.

I pyetur për pritshmëritë nga takimi me Putinin, Trump tha se do ta kuptojë që në minutat e para nëse do të kenë një takim të mirë apo jo. “Nëse jo, do të përfundojë shumë shpejt,” tha ai.

Qëllimi i takimit, sipas Trump, është “të vendoset baza” për një tjetër takim mes tij, Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Më herët gjatë ditës, në një intervistë për Fox News Radio, Trump tha se, nëse takimi me Putinin rezulton i suksesshëm, ai do të telefonojë Zelenskyn për të organizuar një tjetër takim. Megjithatë, ai shtoi se ekziston “një shans 25% që ky takim të mos jetë i suksesshëm”.

Në përfundim, Trump theksoi se për të arritur një marrëveshje përfundimtare do të nevojitet “kompromis nga të dyja palët” sa i përket kufijve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Po ndodh...