
Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, paralajmërohet protestë në qytetin e Koçanit

Pas tragjedisë më 59 viktima në Koçan të Maqedonisë së Veriut, në këtë qytet është njoftuar për protestë sot në orën 13:00.
Protesta, sipas banorëve të zonës, vjen si shprehje e dhimbjes dhe revoltës për jetët e humbura.
“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, thuhet në një postim në faqen Koçani (Zëri i Koçanit) në Facebook.
“Do të luftojmë për qytet pa punësime partiake, për institucionet që funksionojnë, për polici që është këtu për ne, për shërbime inspektimi që do të kryejnë detyrën, për hapësirat publike që do të jenë të sigurta dhe të pastra. Protesta është për drejtësi, për secilin prej nesh, për çdo viktimë që kemi humbur dhe për të gjithë ne që jetojmë çdo ditë këtë qytet”, thuhet në thirrjen për protestë.
Ata gjithashtu shprehet se është e nevojshme të rishikohet rregullsia e të gjitha objekteve hotelierike, veçanërisht picerive që kanë zgjeruar dhe legalizuar tarracat e tyre në mënyrë të paligjshme.
“Kafenetë që kanë zgjeruar ambientet e tyre në të gjithë zonën tregtare dhe makinat e parkuara në trotuare, të cilat bllokojnë rrugën e këmbësorëve, na krijojnë rreziqe. Nuk duhet të harrojmë se nuk respektohet ndalimi i hedhjes së mbetjeve nga komunat e tjera në deponi, ku ,me shoqërim policor lejohet lejohet hedhja e mbeturinave në të njëjtën”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se tragjedia në Koçan erdhi pas zjarrit që ra në diskotekë. Nga zjarri kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.
Sot, Prokuroria Publike ka njoftuar se janë duke vazhduar seancat për caktimin e paraburgimit për personat e dyshuar për zjarrin në diskotekën e Koçanit.
Për rastin deri më tani janë marrë në pyetje mbi 20 persona, ndërsa Prokuroria ka nisur një procedurë verifikimi për 11.
Sipas hetimeve të mëparshme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128