
Trëndafili i bardhë mbi varr: Shenja e Shën Terezinës që e “dëgjoi” Papën

Papa Françesku kishte një lidhje të veçantë me Shën Terezën e Lisieux, mistiken karmelite, të cilën e konsideronte ndërmjetësuese për kërkimin e hireve dhe pranimin e vështirësive të tij.
Gjatë gjithë jetës dhe papnisë së tij, Papa tregonte se, kur kishte ndonjë problem, i lutej Shën Terezës jo për ta zgjidhur, por për ta pranuar atë. Si shenjë, ai gjithmonë merrte një trëndafil të bardhë. Ky simbol i lidhjes së tij me Shën Terezën shoqëroi Papën edhe pas vdekjes, me një trëndafil të bardhë që u vendos mbi varrin e tij në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, duke treguar vazhdimësinë e përkushtimit të tij ndaj shenjtes.
Ky ritual filloi që kur ai ishte kryeipeshkëv i Buenos Ajresit dhe vazhdoi gjatë papnisë së tij, duke përfshirë momente të rëndësishme, si lutja për paqe në Siri në vitin 2013 dhe dhuratën e trëndafilit të bardhë që mori pas shtrimit të tij në spital.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128