Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

12 Dhjetor 2025, 20:04 / BOTA ALFA PRESS

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy

Tailanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord të ndërpresin të gjitha luftimet duke filluar nga sot.

Lajmi është njoftuar nga vetë presidenti amerikan Donald Trump. Presidenti amerikan ndërmjetësoi përfundimin e konfliktit të armatosur të kohëve të fundit midis dy vendeve.

Në një postim në Truth Social, ai tha se kishte biseduar në telefon me të dy udhëheqësit lidhur me konfliktin mes tyre.

“Të dy vendet janë gati për PAQE dhe për të vazhduar tregtinë me SHBA-në”, shkroi ai, ndërsa vlerësoi gjithashtu kryeministrin malajzian për ndihmën e tij në këtë çështje.

Po ndodh...

ide