
Trump propozoi që termocentralet të jenë pronësi amerikane, Zelensky: Të gjitha i përkasin popullit të Ukrainës

“Të gjitha termocentralet bërthamore i përkasin popullit të Ukrainës”, kështu tha presidenti Volodymyr Zelensky, një ditë pas telefonatës me Donald Trump, i cili propozoi që këto termocentrale të jenë pronësi amerikane.
“Këto janë centrale bërthamore në pronësi të shtetit, nuk janë pronë private në Ukrainë”, tha Zelensky.
I pyetur nëse SHBA mund të kontrollojë termocentralet, Zelensky u shpreh se Trumpit i kishte deklaruar se centrali bërthamor i Zaporizhzhia nuk do të funksionojë nëse nuk është nën kontrollin e Ukrainës.
“Nëse amerikanët duan t’ua marrin stacionin rusëve dhe duan të investojnë atje dhe ta modernizojnë atë, kjo është një çështje krejtësisht tjetër,” thotë ai.
“Ne jemi të hapur për ta diskutuar atë, por çështjen e pronës definitivisht nuk e kemi diskutuar me Presidentin Trump”, u shpreh presidenti ukrainas.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128