Turi i Rubio në Lindjen e Mesme! Sekretari amerikan i shtetit mbërrin në Abu Dhabi

19 Shkurt 2025, 09:52 / BOTA ALFA PRESS

Turi i Rubio në Lindjen e Mesme! Sekretari amerikan i shtetit mbërrin

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Abu Dhabi, në kuadër të turit të tij në Lindjen e Mesme.

Rubio u prit nga ambasadorja e SHBA në Emiratet e Bashkuara Arabe, Martina Strong, dhe ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe Reem Al-Hashimy.

Sekretari amerikan i shtetit do të takohet gjithashtu me presidentin dhe ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vizita vjen një ditë pasi Rubio udhëhoqi një delegacion amerikan në bisedimet me zyrtarët rusë në Arabinë Saudite mbi luftën në Ukrainë.

Pas takimit Rubio tha se të dy vendet “duhet të kenë misione diplomatike aktive që të jenë në gjendje të funksionojnë normalisht”.

Po ndodh...