Ukraina bojkoton Kampionatin Botëror të Xhudos, shkak pjesëmarrja e Bjellorusisë

Ukraina nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest muajin e ardhshëm, pasi Bjellorusisë iu lejua të merrte pjesë nën flamurin e saj kombëtar.
Sipas mediave të huaja, pavarësisht një apeli të paraqitur nga Kievi, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) ka konfirmuar se atletët bjellorusë do të lejohen të marrin pjesë në garë duke përdorur flamurin e tyre kombëtar - në vend që të jenë atletë neutralë.
Federata e Xhudos e Ukrainës ka reaguar sot duke thënë se "dënon me forcë" vendimin e federatës ndërkombëtare dhe e konsideron atë "në kundërshtim me parimet themelore të drejtësisë, përgjegjësisë dhe solidaritetit në lëvizjen sportive botërore".
“Jemi të bindur se pjesëmarrja e atletëve nga vendet agresore nën simbolet kombëtare, nuk është vetëm verbëri politike, por edhe përbuzje për viktimat e luftës dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Federata e Xhudos e Ukrainës në një deklaratë në Facebook.
"Federata e Xhudos e Ukrainës do të vazhdojë të mbrojë vazhdimisht një qëndrim të bazuar në vlerat morale, lirinë dhe dinjitetin e popullit ukrainas”, thuhej më tej në deklaratë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


