Vëllai i Jeffrey Epstein: Ai u vra, Departamenti amerikan i Drejtësisë fshehu krimin

Vëllai i financierit amerikan Jeffrey Epstein ka deklaruar se beson që vdekja e tij në burg nuk ishte vetëvrasje, por vrasje, duke akuzuar autoritetet amerikane për fshehje të së vërtetës.
Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg të Nju Jorkut më 10 gusht 2019. Hetimi zyrtar në atë kohë e shpalli shkakun e vdekjes si vetëvrasje me varje.
Në një intervistë për BFMTV, Mark Epstein tha se, sipas tij, i vëllai është vrarë. Ai deklaroi se ekspertë mjeko-ligjorë të angazhuar nga familja për identifikimin e trupit fillimisht nuk arritën në përfundimin e vetëvrasjes dhe se gjetjet, sipas tij, “dukeshin më shumë si vrasje”.
Dyshime mbi shkakun e vdekjes ka ngritur edhe patologu ligjor Michael Baden, i cili ishte i pranishëm si vëzhgues në autopsi në emër të familjes. Në një intervistë për The Telegraph, ai ka deklaruar se vdekja “ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga mbytja dhe jo nga varja”, duke kërkuar hetime të mëtejshme.
Mark Epstein pretendon se i vëllai “dinte shumë”, duke iu referuar informacioneve që ai kishte për figura politike amerikane, përfshirë Hillary Clinton dhe Donald Trump.
Nga ana tjetër, autoritetet amerikane kanë këmbëngulur se procesi ka qenë transparent. Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së njoftoi më 11 shkurt se janë bërë publike të gjitha materialet relevante për çështjen, përfshirë mbi 3 milionë faqe dokumente dhe rreth 380 mijë imazhe.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


