Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve

Moti i rënduar ka krijuar probleme edhe në lagjen më të vjetër të Delvinës. Në lagjen Beqirefend ka pasur rrëshqitje të dukshme dheu, ku këto rrëshqitje kanë arritur deri mbi disa shtëpi në lagje, por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme apo probleme për banorët.
Sipas banorëve të zonës, reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë përkeqësuar situatën, duke rritur rrezikun e shembjeve të tjera të dheut nëse moti vijon me të njëjtin intensitet. Dheu i lagur ka rrëshqitur nga kodra mbi lagje, duke u afruar pranë mureve rrethuese dhe oborreve të disa banesave.
Paraditen e sotme, edhe pse shiu vijonte të binte, shërbimet e bashkisë së Delvinës, së bashku me vetë banorët e lagjes Beqirefend, kanë qenë në terren për të stabilizuar situatën.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128