I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell

Dega e Doganës Durrës ka bllokuar një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore jashtë afateve të përdorimit, gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në ambientet e një subjekti tregtar të pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv.
Sipas njoftimit zyrtar, punonjësit e doganës kanë konstatuar dhe bllokuar 2.500 kilogramë miell orizi me datë skadence 1 prill 2025, si dhe 5.150 kilogramë miell për pica me datë skadence 7 prill 2025.
Në total, bëhet fjalë për 7.650 kilogramë miell që rezultonte jashtë afatit të përdorimit, referuar datave të skadencës të shënuara në produkt.
Dogana e Durrësit ka nisur procedurat përkatëse në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në përputhje me kompetencat ligjore, deri në asgjësimin e mallit të bllokuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka theksuar angazhimin për zbatimin e ligjit dhe ka apeluar ndaj operatorëve ekonomikë që të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
