Dëmtuan stadiumin gjatë sfidës Vllaznia-Elbasani, në hetim gjashtë persona

Policia e Shkodrës njofton se ka proceduar penalisht gjashtë shtetas, të cilët gjatë sfidës së luajtur të dielën mes KF Vllaznia dhe AF Elbasani, në stadiumin “Loro Boriçi”, dëmtuan ndenjëset e impiantit dhe i hodhën në fushë.
Sfida e vlefshme për javën e 24-t të Superligës shqiptare të futbollit, që u mbyll me fitoren e kuqebluve, pati edhe incidente, mes tyre hedhjen në fushë të ulëseve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. M., 23 vjeç, K. K., 40 vjeç, L. P., 37 vjeç, E. S., 24 vjeç, E. Q., 23 vjeç dhe D. D., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 15.02.2026, në përfundim të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Vllaznia” dhe “AF Elbasani”, në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë shkatërruar disa ndenjëse dhe i kanë hedhur në fushën e lojës. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që kanë kryer veprime të paligjshme në ambientet e stadiumit”, njofton Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
