Shuhet ylli i “Godfather”, reagon Al Pacino: Ishte nder të aktroja përkrah Robert Duvall

Ylli i “Godfather”, Al Pacino tha se ishte një nder të aktronte përkrah Robert Duvall, të cilin e përshkroi si një aktor të lindur.
Duvall, i njohur për portretizimin e këshilltarit të mafias Tom Hagen në filmin e vitit 1972 dhe vazhdimin e tij, vdiq në shtëpinë e tij në moshën 95-vjeçare.
Homazhe kanë vërshuar që atëherë për aktorin veteran, përfshirë Al Pacino, Adam Sandler, Viola Davis dhe Walton Goggins.
Në një deklaratë për Shoqatën e Shtypit, Pacino tha se ”ishte një nder të punoja me Robert Duvall. Ai ishte një aktor i lindur siç thonë, lidhja e tij me filmin… do të kujtohen gjithmonë. Do të më mungojë shumë”, tha Al Pacino.
Pacino luajti rolin e Michael Corleone në film. Duvall luajti rolin e Hagen, djalit të adoptuar të Don Vito Corleones, i cili bëhet këshilltar.
Duvall fitoi nominimin e tij të parë për Oscar në kategorinë e aktorit më të mirë mbështetës për interpretimin e këshilltarit të mafias.
Duvall debutoi në ekran në filmin “To Kill A Mockingbird” të vitit 1963, duke luajtur rolin e misteriozit Boo Radley përpara se të luante në një numër filmash, përfshirë “The Great Santini” të vitit 1979, “The Judge” të vitit 2014 së bashku me Robert Downey Jr dhe dramën ligjore të vitit 1998 “A Civil Action”, ku luajti avokatin Jerome Facher përballë John Travoltas.
Gjatë karrierës së tij, Duvall u nominua për shtatë çmime Oskar, përfshirë atë për aktorin më të mirë mbështetës për performancën e tij si nënkoloneli Bill Kilgore në filmin “Apocalypse Now” të vitit 1979, të cilin e bëri të famshëm me shprehjen “Më pëlqen aroma e napalmit në mëngjes”.
-
E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin
17 Shkurt, 11:58
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
