E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

17 Shkurt 2026, 11:58 / POLITIKË ALFA PRESS

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë Nancy Van Horn ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit. Mësohet se ajo do të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit Niko Peleshi.

Nuk dihet ende tema e diskutimeve mes Van Horn dhe kryeparlamentarit Peleshi. 

Takimi vjen një ditë pasi Rama mblodhi grupin parlamentar socialist, ku parashtroi projektligjin e ri që parashikon ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilit kryeministri si dhe 6 subjekte të tjera duhet të përjashtohen nga masa e pezullimit nga detyra. 

Sakaq, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 23 shkurt, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

 

Po ndodh...