“Ua sa turp”/ Banorëve u kërkohet të kthejnë bluzat “dhuratë” nga Luana Vjollca! Ç’po ndodh në BBV?

17 Shkurt 2026, 11:44 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Ua sa turp”/ Banorëve u kërkohet të kthejnë

Një situatë e paprecedentë është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, transmetuar në Top Channel.

Thuajse çdo prime, moderator i këtij formati, Ledion Liço, prezanton surpriza për banorët, nga brande të ndryshme të cilat i paraqet në formën e dhuratave.

Por duket se këto produkte nuk janë tamam dhuratë për banorët.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, duket se banorëve u është kërkuar të dorëzojnë bluzat e dhëna nga brandi “Lulu” i moderatores Luan Vjollca.

Gjatë një bisede tre banorët e shtëpisë, Mateo Brikena dhe Great diskutojnë për bluzat të cilat duhet të kthejnë, ndërsa në një moment produksioni u tërheq vëmendje.

Mateo: Duhen dorëzuar pra…

Brikena: Okej, janë me një kolltuk, në dhomën e grimit, te ai kolltuku që ka plot tesha, janë të mijat.

Mateo: Të gjitha ato që keni marrë me varëse? Ëa sa turp për një bluzë…

Mateo: Pak se po i bëni reklamë falas po…

Në këtë moment prokusioni i Big Brother i tërheq vëmendjen duke i thënë “kujdes mikrofonin”.

Mesa duket produktet e prezantuara si dhurata nga produksioni i Big Brother, janë thjesht kontrata marketingu, pas së cilave fshihen vetëm përfitime financiare.

Po ndodh...