Nis protesta në Prishtinë, qytetarët mbushin sheshin “Skënderbeu”! Kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

17 Shkurt 2026, 14:31 / KOSOVA ALFA PRESS

Nis protesta në Prishtinë, qytetarët mbushin sheshin

Ka nisur protesta në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë nën moton “Drejtësi, jo politikë” dhe “Liri për çlirimtarët”, duke bërë thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Qytetarët mbajnë në duar flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Republikës së Kosovës dhe flamuj të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Po ndodh...