Pas ‘tërbimit’ në San Siro, vijnë sanksionet me pezullim për Comolli dhe Chiellini

Një muaj e gjysmë pezullim për Damien Comolli dhe pak më shumë se 2 javë për Giorgio Chiellini. Ky është ndëshkimi për dy drejtuesit e Juventusit të dhëna nga Gjykatësi Sportiv, Gerardo Mastrandrea pas episodeve të shfaqura në ndeshjen mesa Interit dhe Juventusit në mbrëmjen e së shtunës.
Shefi Ekzekutiv i Zonjës së Vjetër, Comolli u dënua me pezullim deri në 31 mars dhe me një gjobë prej 15 mijë eurosh për një sjellje agresive dhe intimiduese në drejtim të arbitrit të ndeshjes duke kërkuar përplasjen fizike me të që u evitua falë ndërhyrjes së trajnerit Luciano Spalletti
Një motivim ndryshe ishte ai i sanksionit për Chiellini që u pezullua deri në 27 shkurt të 2026 se kontestoi ashpër punën e arbitrit të ndeshjes, gjë që e përsëriti edhe në zonën përpara dhomës së zhveshjes dhe sepse bëri kritika fyese në drejtim të zyrtarëve të ndeshjeve
Ndërsa, Pierre Kalulu që u ndëshkua me karton të kuq, dënimi ishte vetëm me 1 ndeshje pezullim për akumulim të dy kartonëve të verdhë pas një sjelljeje jo korrekte kundrejt kundërshtarit.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
