1 në 6 dëme sigurimesh në rajon paguhet nga SIGAL

17 Shkurt 2026, 14:15 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

1 në 6 dëme sigurimesh në rajon paguhet nga SIGAL

Gjatë vitit 2025, SIGAL Insurance Group pagoi mbi 50 milionë euro dëmshpërblime në rajonin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut.  

Në këtë rajon grupi operon përmes 8 kompanish të ndryshme. Industria e sigurimeve në të tre shtetet pagoi gjithsej rreth 300 milionë euro për sigurimet jetë dhe jo-jetë, nga të cilat 1 në çdo 6 euro të dëmeve të paguara nga industria e sigurimeve në rajon, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve mbikëqyrëse në secilin prej 3 shteteve, paguhet nga SIGAL INSURANCE GROUP.

Vetëm për dëmet në pronë, SIGAL pagoi mbi 7 milionë euro në rajon, ndërsa për dëmet në sigurimeve të jetës u paguan rreth 6 milionë euro.

Në të tre shtetet, filozofia e punës mbetet e njëjtë: dëmshpërblimi paguhet korrekt dhe shpejt, në përputhje me kontratat dhe ligjet në fuqi.

Koha mesatare e pritjes për dëmshpërblim është vetëm 14 ditë, pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë dhe të rregullt.

Në rajon nuk ka pasur asnjë ankese për mosnjohje të dëmeve, duke dëshmuar angazhimin e kompanisë për besueshmëri, transparencë dhe mbështetje reale të klientëve.

SIGAL, për vitin 2026, synon strategjikisht më shumë kombinime të produkteve vullnetare të sigurimeve, akses digjital të produkteve të sigurimeve dhe lehtësira financiare te mënyrat e pagesave në mënyra, që zgjerimi i klientelës në rajon të vijojë me të njëjtat ritme.

Po ndodh...