Edi Rama prezanton kreun e ri të AKSHI-t, nuk harron Mirlinda Karçanajn: Jam i pikëlluar për Lindën, është nënë e vetme dhe ka punuar fort
Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Drejtorin e ri të Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafën.
Kreu i qeverisë e filloi fjalën e tij me vlerësime dhe falënderime për ish-drejtoreshën e këtij institucioni, Mirlinda Karçanajn e cila prej javësh po përballet me drejtësinë për akuza që lidhen me tenderat e AKSHI-t.
Rama e cilësoi Karçanajn si një prej bashkëpunëtoreve më të hershme dhe më të përkushtuara në shërbimin publik, duke vënë në dukje kontributin e saj ndër vite, që nga koha e Bashkisë së Tiranës. Ai u shpreh i keqardhur për situatën që ajo po kalon, duke theksuar se çështja i takon drejtësisë, por se sipas tij kjo nuk zbeh punën dhe transformimin e realizuar nga institucioni gjatë drejtimit të saj.
“Jam i pikëlluar për çka ajo po kalon, në radhë të parë agresionin barbar të portaleve dhe të rrjeteve të dhunës verbale, që e asociojnë me gjëra të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Lindën. Natyrisht që, si gjithmonë edhe në këtë rast, unë nuk hy në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e atyre kompanive të përfshira në një hetim, por unë kam dijeni për faktin që Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë, ka një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik.
Kam dijeni për faktin se me të gjithë partnerët dhe ju e dini më mirë se unë që AKSH ka partnerë të nivelit të lartë, që janë të mëdhenjtë e teknologjisë, unë kam dëgjuar fjalët më entuziaste dhe mbresat më të jashtëzakonshme për ju, për stafin tuaj dhe për Lindën”, tha Rama, duke nënvizuar më tej rëndësinë e AKSHI-t, si një nga asetet kryesore të transformimit dixhital në vend, duke shprehur mbështetjen për stafin dhe duke i inkurajuar ata që të punojnë fort.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
Vendosa të vij vetë këtu për të prezantuar drejtorin e ri, të cilin ju e njihni, por në radhë të parë doja të vij vetë për të bërë një falënderim shumë të madh për Linda Karçanaj, e cila ka punuar pranë meje për dy dekada dhe më shumë, qysh se kemi qenë në Bashkinë e Tiranës, të cilën e njoh si një nga njerëzit më të përkushtuar ndaj funksionit dhe shërbimit publik në këtë vend, të cilën ju e njihni vetë personalisht dhe besoj ndani me mua opinionin që Linda ka qenë gjithnjë e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej nga puna.
Jam i pikëlluar për çka ajo po kalon, në radhë të parë agresionin barbar të portaleve dhe të rrjeteve të dhunës verbale, që e asociojnë me gjëra të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Lindën. Natyrisht që, si gjithmonë edhe në këtë rast, unë nuk hy në meritën e çështjes në fjalë, nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e atyre kompanive të përfshira në një hetim, por unë kam dijeni për faktin që Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë, ka një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik. Kam dijeni për faktin se me të gjithë partnerët dhe ju e dini më mirë se unë që AKSH ka partnerë të nivelit të lartë, që janë të mëdhenjtë e teknologjisë, unë kam dëgjuar fjalët më entuziaste dhe mbresat më të jashtëzakonshme për ju, për stafin tuaj dhe për Lindën.
I them të gjitha këto në respekt të një personi i cili ndodhet sot në një kalvar, ku unë dua të besoj me gjithë zemër që të dalë e pastër, por në të gjitha rastet nuk më takon mua ta them këtë, por drejtësisë, ama kjo nuk do të thotë që t’i hidhen poshtë vlerat që ka krijuar dhe revolucioni që ka udhëhequr së bashku me ju të gjithë këtu.
Ky ekip është një nga asetet më të rëndësishme dhe jam i keqardhur për ata nga ju që janë vendosur në presion, janë abuzuar dhe përballur me metoda shtrëngimi të pajustifikueshme, por nga ana tjetër dua t’ju them se jetojmë në një fazë të historisë sonë ku po ndodh një tjetër revolucion, si ai revolucion që ju keni bërë dhe po bëni përditë për të shndërruar Shqipërinë.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128