Vetëm disa orë përpara marrjes së detyrës si president, mijëra persona protestojnë kundër Trump
Mijëra demonstrues, kryesisht femra, kanë dalë në rrugët e Washingtonit për të protestuar kundër Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, i cili pritet të marrë detyrën nesër.
Marshi Popullor, i njohur më parë si Marshi i Grave, zhvillohet çdo vit që nga 2017-ta.
Një koalicion grupesh organizoi lëvizjen me qëllimin për t’u përballur me “Trumpizmin”, ashtu siç ata e quajnë.
Protesta më të vogla kundër Trump u mbajtën në New York City dhe në anën tjetër të vendit në Seattle.
Tubimet përkojnë me mbërritjen e Trump në kryeqytetin e vendit për një seri ngjarjesh fundjave në prag të ceremonisë së betimit të tij të hënën.
Organizatoret kishin pritur 50,000 njerëz, por u paraqitën rreth 5000. Numër më i vogël se i viteve të kaluara.
Protestuesit u mblodhën në tre parqe përpara se të marshonin drejt Memorialit të Lincoln për tubim.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
