VIDEO/ Parlamenti italian kthehet në arenë boksi, deputetët qëllojnë njëri-tjetrin

Një debat ka përfunduar në përleshje mes deputetëve në Parlamentin e Italisë. Gjatë diskutimit për autonomi të diferencuar me deputetin e Lëvizjes Cinque Stelle,, Leonardo Donno, i cili po përpiqej t’i jepte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, u godit dhe u rrëzua përtokë.
Menjëherë më pas ai u largua nga salla me karrocë. Sipas asaj që u raportua nga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon gjatë zhurmës.
Menjëherë është thirrur konferenca e kryegrupeve të Parlamentit.
Kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së padiferencuar: në sallë u vendosën flamuj trengjyrësh dhe u përmend himni i Mamelit, ndërsa disa deputetë pushtuan bankat e qeverisë duke thirrur “turp”, sipas asaj që raporton Ansa.
Seanca u ndërpre menjëherë. Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.
-
Thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë Terezës në New York
12 Qershor, 20:52 -
Pas marrjes së vulës Berisha bën thirrjen: Të bashkohemi në diversitet!
12 Qershor, 20:46
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


