Thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë Terezës në New York

Një rast vandalizmi është regjistruar në Brooklyn në SHBA. Një person është arrestuar pasi ka thyer me çekiç statujat e Papa Françeskut dhe Nënë Terezës në një kishë katolike. Autori i sulmit po ashtu ka goditur me gurë edhe dyert e kishës.
Statujat e Nënë Terezës dhe Papës Gjon XXIII në Avenue 20 në Bensonhurst, pas incidentit janë mbuluar me copë të kuqe dhe dyert e kishës katolike romake të Shën Dominikut janë veshur me dërrasa.
30 vjeçari Randy Maldonado Avila, pas këtyre akteve kishte vazhduar serinë e vandalizmit duke shkatërruar një tabelë në një stacion autobusi, njoftonte më tej policia.
Nuk dihen arsyet e zemërimit të 30 vjeçarit me figurat e kishës, por Maldonado Avila nuk kishte precedentë penalë. Ai u arrestua rreth 15 minuta pas akteve shkatërrimtare dhe u akuzua për shkelje vandalizmi, zotërim arme të ftohtë, sipas policisë së New York. Ai mund të akuzohet ose për vandalizëm, ose për “krime urrejtjeje”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

