Vrasja e shefit ekzekutiv të një kompanie sigurimesh në SHBA, gjendet ADN-ja e autorit nga një shishe uji! Çfarë është zbuluar nga hetimet

6 Dhjetor 2024, 18:22 / BOTA ALFA PRESS

Vrasja e shefit ekzekutiv të një kompanie sigurimesh në SHBA,

Për të tretën ditë vijon ndjekja e policisë së Nju Jorkut për autorin e vrasjes së CEO të kompanisë së madhe të sigurimeve UnitedHealthcare, Brian Thompson.

Mediat amerikane raportojnë se hetuesit kanë gjetur prova të mundshme të ADN-së nga një shishe uji, që besohet se është hedhur nga personi i armatosur pasi qëlloi Thompson jashtë hotelit Hilton në Midtown Manhattan, si dhe plumba nga vendi i krimit.

Rezultatet priten pas pak ditësh dhe siç thonë informacionet, kanë “krehur” të gjitha vendet ku ai ka kaluar për ADN-në dhe gjurmët e gishtërinjve, përfshirë dhomën ku ka qëndruar në Upper West Side.

Në të njëjtën kohë, hetuesit po ndjekin hapat e ndërmarrë nga personi i armatosur që nga 24 nëntori, kur ai mbërriti në Nju Jork me një autobus nga Atlanta dhe qëndroi në hostel duke përdorur një kartë ID. Ai u largua më 29 nëntor dhe u kthye të nesërmen.

Vrasja e shefit ekzekutiv të një kompanie sigurimesh në SHBA,

Përveç ADN-së, autoritetet publikuan imazhet e kamerave të sigurisë të një burri të buzëqeshur i veshur me një xhaketë me kapuç në një kafene. Megjithatë, nuk është bërë asnjë arrestim.

Sipas policisë, sulmuesi është larguar me biçikletë nga vendi i krimit në Central Park. Pamjet e kamerave të sigurisë e treguan atë duke dalë nga Central Park pa çantën e shpinës. Megjithatë, edhe pse forca të forta policore ndodheshin në vendngjarje, nuk u bë e mundur gjetja e tij.

Motivi i tij gjithashtu mbetet i paqartë, megjithëse mesazhet e gjetura në gëzhojat e plumbave në skenën e të shtënave, duke përfshirë fjalët “vone” dhe “mohoj”, ishin referenca të mundshme për mënyrat se si kompanitë e sigurimeve si United shmangin pagesën e kërkesave mjekësore të pacientëve.

Vrasja e shefit ekzekutiv të një kompanie sigurimesh në SHBA,

Policia tha se sulmi ndaj Brian Thompson ishte në shënjestër nga dikush me përvojë me armë zjarri. Megjithatë, duke qenë se identiteti dhe motivet e tij nuk janë bërë të ditur, pyetja është nëse ai ishte një amator apo një profesionist me përvojë.

Duke cituar ekspertë, New York Times argumenton se sulmuesi mund të ketë qenë në gjendje të trajtojë armën, por provat sugjerojnë se nuk ka gjasa që ai të jetë punësuar për të kryer krimin.