Vrasja për nder shkakton zemërim kombëtar dhe protesta në Pakistan
Një video ku shfaqet ekzekutimi për nder i dy personave të akuzuar për lidhje jashtëmartesore ka ngjallur zemërim kombëtar dhe protesta në Pakistan.
Vrasja është kryer nga familja e gruas së quajtur Bano Bibi, konkretisht ekzekutor ka qenë vëllai i saj Jalal Satakzai.
Ai e qëlloi tre herë pas shpine me gur, pasi e motra i dorëzoi librin e kuranit. Më pas ai qëlloi edhe në dejtim të burrit, me të cilin motra e tij kishte pasur një lidhje jashtëmartesore, duke e lënë të vdekur edhe atë.
Mamaja e gruas së vrarë, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendesë për ekzekutimin e vajzës. Madje ajo ka treguar se familja e saj tashmë është e qetë dhe thotë se nuk kanë kryer asnjë krim, pasi kanë respektuar traditën.
Ajo është mes 16 të arrestuarve familajrëve të gruas së vrarë, të cilët organizuatn vrasjen e nënës së 5 fëmijëve, pasi mësuan se ajo ishte larguar për 25 ditë në banesën e viktimës tjetër.
Ndërkohë personi që ekzekutoi vrasjet, vëllai I Bano Bibit, mbetet ende i lirë, por në kërkim nga autoritete.t
Vrasja, e cila është dokumentuar në video, ka shkaktuar një tension të gjerë kombëtar në rrjetet sociale. Të shumtë ishin ata që dolën në protesta duke kërkuar fundin e vrasjeve për nder dhe sistemeve paralele të drejtësisë.
Drejtuesi lokal I Balochistanit, Sarfraz Bugti, tha se ky ishte një rast “prove” dhe u zotua të shpërbëjë gjykatat ilegale fisnore që veprojnë jashtë ligjit.
Ndonëse vrasjet me nder në Pakistan u ndaluan me ligj në 2016, Komisioni i Drejtave të Njeriut ka raportuar se vetëm në vitin 2024 janë regjistruar mbi 400 raste të tilla.
Pjesa dërrmuese e viktimave janë gra, të vrara nga të afërmit që pretendojnë se mbrojnë dinjitetin familjar. Rasti i fundit ka ndezur përsëri debatin mbi nevojën e çrrënjosjes së një kulture hakmarrëse që vijon të marrë jetë njerëzish të pafajshëm.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
