Zbulohet laboratori i kokainës në Belgjikë, në pranga 2 shqiptarë
1 Dhjetor 2023, 17:19 / BOTA

Një organizatë që merrej me përpunimin e kokainës, është zbuluar nga autoritetet në Belgjikë, ndërsa në pranga kanë rënë 11 persona mes tyre 2 shqiptarë.
Mediat e huaja shkruajnë se organizata kishte krijuar një laborator posacërisht për përpunimin e kokainës. Nga kontrollet janë gjetur rreth 8 kilogramë kokainë e nxjerrë kimikisht nga ambalazhet e kartonit, ndërsa u gjetën po ashtu sasi të mëdha paketimesh që dyshohet se përmbajnë kokainën e papërpunuar.
Përveç kokainës dhe materialeve të përpunimit, u sekuestruan edhe 20 mijë euro, katër makina dhe sende të tjera me vlerë.
Pritet që të arrestuarit të dalin para drejtësisë belge për tu njohur me masën e sigurisë.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

