“Zelensky është diktator!”/ Deklarata e Trump për presidentin ukrainas, reagon Scholz: S’mund t’i mohosh legjitimitetin demokratik

19 Shkurt 2025, 20:46 / BOTA ALFA PRESS

“Zelensky është diktator!”/ Deklarata e Trump për

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka cilësuar si të gabuar dhe të rrezikshme deklaratën e presidentit Donald Trump, i cili u shpreh se udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, është diktator.

“Është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh Presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik,” tha Scholz për Spiegel.

“Volodymyr Zelensky është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës. Zgjedhjet nuk mund të mbahen në mes të luftës  dhe është në përputhje me kërkesat e kushtetutës së Ukrainës dhe ligjeve zgjedhore. Askush nuk duhet të pretendojë të kundërtën,” vuri në dukje Scholz.

Kancelari gjermane kujtoi se ishte Rusia nën udhëheqjen e Vladimir Putin ajo që filloi luftën në Ukrainë.

“Ukraina e ka mbrojtur veten kundër një lufte të pamëshirshme agresioni ruse për gati tre vjet. Ditë pas dite”, shtoi ai.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128