Zhvillimet në Republika Srpska, BE mbetet e shqetësuar! Pezullohen fondet për dy parti, bëhet thirrje kundër veprimeve që cenojnë rendin kushtetues

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, ka pezulluar të gjitha fondet buxhetore të destinuara për financimin e partive politike SNSD dhe United Srpska, të ndara për të gjitha nivelet e qeverisjes në BiH.
Me këtë rast, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë deklaroi:
“Lidhur me vendimin e Përfaqësueses së Lartë të 24 prillit për të pezulluar shpërndarjen e fondeve buxhetore për qëllime financimi të partive, Bashkimi Evropian kujton se ligjet dhe iniciativat e fundit në entitetin e Republikës Srpska minojnë si rendin kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës ashtu edhe funksionimin e institucioneve në nivel shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa kërcënojnë gjithashtu liritë themelore të të gjithë qytetarëve.
Bashkimi Evropian mbetet i shqetësuar për zhvillimet në Republikën Srpska dhe po punon ngushtë me partnerët e tij. Veprimet e drejtuara kundër integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues do të çojnë në pasoja të rënda”.
“Pas vendimit të Këshillit Evropian në mars 2024 për të hapur negociatat e pranimit me Bosnjën dhe Hercegovinën, Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të ripërqëndrojnë përpjekjet e vendit në arritjen e përparimit përgjatë rrugës evropiane. Përparimi në rrugën evropiane përfaqëson garancinë më të mirë të stabilitetit dhe sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, me përfitime të shumëfishta për qytetarët e këtij vendi”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


