“Dëgjuam zhurmë dhe dolëm”, banorët flasin për vrasjen e 20 vjeçarit në Korçë: Nuk janë nga kjo lagje, s’i njohim

8 August 2026, 19:19 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Dëgjuam zhurmë dhe dolëm”, banorët flasin

Vrasja e 20 vjeçarit Joan Zuko në qytetin e Korçës ka tronditur banorët e lagjes 14. Ku dy prej të cilëve që kanë dhënë deklaratë për mediat, janë shprehur se viktima dhe autori i dyshuar nuk janë banorë të zonës dhe nuk i kishin parë më parë.

“Nuk janë nga kjo lagje, nuk i njohim. Dëgjuam një zhurmë të madhe, por nuk e dinim çfarë ishte. Ne jemi nga ana tjetër e pallatit. Dolëm jashtë dhe morëm vesh çfarë kishte ndodhur. Një lagje e qetë është, nuk ka ndodhur më parë kjo gjë. Jemi të frikësuar, normalisht”, tha një prej banorëve.

Një tjetër banor u shpreh se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë por nuk e kishte kuptuar se për çfarë bëhej fjalë.

“Dëgjova një zhurmë të madhe, tash se çfarë u bë, dolëm jashtë, pamë njerëzit, ishte dhe policia. Djemtë nuk i njihja, nuk janë nga lagjja jonë. Dëgjova zhurmë, por nuk më shkoi mendja për armë. Nuk kemi pasur probleme. Na vjen keq”, tha ai.

Kujtojmë se policia ka shoqëruar tre persona në komisariat dhe  ka identifikuar autorin, i cili reziltoi të ishte me precedent penal, dhe është vënë në kërkim të tij, ku ka ngritur postblloqe për kapjen e tij, teksa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon ende për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Zuko dyshohet se është ndjekur nga autori përpara se të përfundonte brenda një pallati në zonën e lagjes nr. 14. 20-vjeçari, i cili mësohet se nuk ishte banor i kësaj lagjeje, dyshohet se ka tentuar t’i shpëtojë ndjekjes duke u futur në hyrjen e një apartamenti. Por përpjekja për t’u fshehur nuk ka mjaftuar.

Autori dyshohet se e ka ndjekur deri brenda pallatit, ku ka arritur ta gjejë dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet kallashnikov. Plumbat i kanë shkaktuar plagë të rënda 20-vjeçarit, duke i marrë jetën.

 

Po ndodh...