Dieta që funksionon vërtetë, 7 ditë në formën e duhur

14 Janar 2022, 20:26 / JETË ALFA PRESS
Dieta që funksionon vërtetë, 7 ditë në formën e

Dieta ‘GM’ e njohur si dieta e ‘General Motors’ është thjeshtë një plan menaxhimi i humbjes së peshës. Siç sugjeron emri, plani u zhvillua nga korporata ‘General Motors’ (GM). GM e zhvilloi planin në vitin 1985 për të ndihmuar punonjësit e tyre të qëndrojnë në formë.

Plani i menaxhimit të humbjes së peshës përfshin konsumimin e ushqimeve të caktuara në ditë.

Dita e parë
Konsumoni të gjitha frutat që ju pëlqejnë, përveç bananeve. Konsumoni shumë limon, shalqi dhe pjepër. Nëse do të hani vetëm shalqi dhe pjepër, mund të humbni 1.3 kg që ditën e parë. Në këtë mënyrë ju po e përgatisni sistemin për programin në vijim. I vetmi burim i ushqimit janë frutat e freskëta apo ato të konservuara. Frutat janë ushqimi i përsosur i natyrës. Ato ofrojnë gjithçka që mund të dëshironi për të jetuar një jetë të shëndetshme.

 

Dita e dytë
Konsumoni perimet. Hani derisa të ngopeni të gjitha perimet që dëshironi, si të gatuara ashtu edhe të pagatuara. Nuk ka kufizim në sasi apo llojin që zgjidhni. Niseni ditën tuaj të dytë me një patate të madhe të pjekur për mëngjes. Mund t’i shtoni pak gjalpë nëse doni. Ky kombinim konsumohet në mëngjes për energji dhe balancë. Pjesa tjetër e ditës vazhdon me konsumin e perimeve që s’kanë shumë kalori, por me vlera ushqyese esenciale dhe fibra.

Dita e tretë
Kombinoni frutat dhe perimet, sipas dëshirës, por mos hani banane dhe patate. Sistemi juaj tanimë është i përgatitur që të fillojë të djegë kilogramët e tepërt. Dëshira për ushqim do të jetë e madhe, por do të pakësohet ditën e katërt të dietës.

 

 

Dita e katërt
Banane dhe qumësht. Konsumoni tetë ose më shumë banane dhe pini tri gota qumësht. Kombinojini këto ushqime me pak supë speciale të hollë. Bananet sigurojnë kaliumin dhe natriumin që kanë munguar gjatë ditëve të fundit në dietë. Do të vëreni humbjen e dëshirës për ëmbëlsira. Do të befasoheni se sa lehtë do të kalojë kjo ditë.

Dita e pestë
Sot është ditë gostie. Gjatë ditës, konsumoni mish lope dhe domate. Hani dy porcione me nga 300 gramë mish lope. Nëse doni, bëni edhe hamburger. Shoqërojeni këtë ushqim me gjashtë kokrra domate. Pini deri në 1 litër ujë. Kjo shërben për të pastruar organizmin nga acidi urik. Mishi i lopës ju siguron hekur dhe proteina, kurse domatet kanë fibra dhe acid. Gjatë urinimit, do të vëreni se urina do të jetë pa ngjyrë. Sasia e lejuar e mishit të lopës për sot është ekuivalente me pesë hamburgerë. Mish mund të hani aq sa të ngiheni mirë, por domatet duhet t’i konsumoni të gjitha.

 

Dita e gjashtë
Mish lope dhe perime pa kufizim. Dita e gjashtë është e njëjtë me ditën e pestë dhe ju siguron hekur dhe proteina nga mishi i lopës, vitamina dhe fibra nga perimet. Nga sot, organizmi juaj priret plotësisht që të humbasë peshë. Ju gjithashtu do të vëreni ndryshime të dukshme në paraqitjen e jashtme krahasuar me ditën e parë.

Dita e shtatë
Ushqimi përbëhet nga orizi ngjyrë kafe, lëngu i frutave dhe perimet që dëshironi. Dita e shtatë përfundon këtë dietë, pas së cilës duhet të bëni kujdes me çfarë konsumoni që të ruani peshën dhe të mos fitoni kilogramët e humbur.

 

Po ndodh...

ide