Dita e parë e shkollës shoqërohet me tensione në Universitetin e Durrësit, Rama anulon takimin në UAMD, shoqërohet një student
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte planifikuar që Rama të ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar dhe inaugurimit të godinës së re të Fakultetit të Studimeve Profesionale në UAMD. Mirëpo kryeministri e anuloi takimin e sotëm, në rrethana të paqarta.
Megjithatë, ceremonia u zhvillua dhe e pranishme ishte dhe ministrja e arsimit, Mirela Kumbaro e cila mbajti fjalim dhe uroi një vit akademik sa më të suksesshëm për studentët.
Nga ana tjetër, dita e parë e vitit shkollor në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës e gjeti vendin të “blinduar” ngas efektivë të shumtë. Ndërsa në lidhje me aludimet se Policia ka shoqëruar disa prej studentëve në ditën e parë të shkollës, ashtu siç pretendonin disa nga demokratët, nga ana e bluve thuhet se është shoqëruar vetëm një student, i cili pas sqarimeve me efektivët është liruar.
Mirëpo në rrjet është ngritur pyetja se çfarë e çoi Ramën në anulimin e takimit të sotëm? Deri më tani akoma nuk ka pasur detaje për të ditur shkakun e anulimit të takimit të sotëm në UAMD.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
