Përballje e përflaktë në kryeqytet! Kartona të kuq e ankth, Partizani-Elbasani mbyllet në paqe

31 Janar 2026, 18:43 / SPORT ALFA PRESS

Përballje e përflaktë në kryeqytet! Kartona të kuq e

Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka, në këtë takim të vlefshëm për javën e 22-të të Abissnet Superiores, por gjithçka u mbyll në barazim 2-2.

Të kuqtë krijuan më shumë raste për shënim, por ishin miqtë ata të cilët gjetën avantazhin me Lajthinë. Pak minuta më vonë, Janaçek u ndëshkua me të kuq duke lënë Elbasanin me 10 lojtarë, ndërsa Tsague shpërdoroi një penallti dhe mundësinë për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me barazimin e Skukës, që e bëri më të ndezur fraksionin e dytë të lojës.

Aty Partizani luajti me 4 sulmues, duke kërkuar golin të cilin e gjeti me Isgandarli. Më pas kishte momente paniku në fushë kur Sembene pësoi kolaps dhe solli ndërprerjen për disa minuta të duelit. Në rifillimin e lojës, Elbasani sulmoi me shumë forca dhe ia doli që të gjente barazimin në shtesë me Lajthinë, për të marrë të paktën një pikë në këtë duel.

 

Po ndodh...

ide