Lazio, nuk ka ‘dritë jeshile’ për Romagnolin! Dështon transferimi te Al Sadd

Alessio Romagnoli dukej se ishte gati për largimin e tij nga Lazio, por në fakt ai do të qëndrojë te klubi bardhekaltër edhe për 6 muaj të tjerë.
Qendërmbrojtësi italian kishte pranuar transferimin e tij te skuadra e Al Sadd e Roberto Mancinit dhe operacioni dukej se ishte i mbyllur, madje futbollisti përshëndeti dhe tifozët.
Por më pas erdhën fjalët e Sarrit kur tha se pa Romagnoli skuadra e tij do të pësojë më shumë gola e si pasojë edhe vendimi i Lazios për të bërë prapakthehu duke dalë me një komunikatë se Romagnoli nuk ka qenë kurrë në merkato
Një zgjedhje shumë befasuese kjo duke marrë parasysh se Romagnoli kishte pranuar largimin nga Lazio, skuadër të cilën sic ka thënë ai vetë, gjithnjë e ka mbështetur, për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin. Prej dy vitesh futbollistit i ishte premtuar një rinovim që nuk erdhi kurrë. Kontrata e Romagnolit skadon në 2027 që do të thotë se në qershor ai do të hyjë në vitin e fundit të saj dhe në këtë pikë Lazio nuk do të dojë ta humbasë me parametra zero dhe kështu që do të jetë e detyruar ta shesë futbollistin.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
