Mbrojtje e shtuar për Dumanin dhe Prençin që heton Ballukun/ Braho: Presione në rritje ndaj ish-kreut të SPAK

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për shtimin e masave të mbrojtjes ndaj ish-kreut të institucionit, Altin Dumani.
Kërkesa është paraqitur në kuadër të presionit në rritje ndaj Dumanit, në lidhje me disa hetime të rëndësishme që mbajnë firmën e tij gjatë kohës kur ai ishte drejtues i SPAK-ut, detyrë të dorëzuar prej afro 2 muajsh tek Braho, pas përfundimit të mandatit 3-vjeçar. Për shkak të detyrës që mbante Altin Dumani ishte nën ruajtje të rreptë deri në fund të mandatit të tij.
Përveç Altin Dumanit, i njëjti komision ka miratuar masa mbrojtjeje edhe për disa prokurorë të tjerë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Mes tyre është edhe prokurori Dritan Prençi, i cili po heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ka kërkuar ndaj saj caktimin e dy masave të sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit të vendit”.
Prokurorët e SPAK, që prej nisjes së detyrës janë nën presion, sidomos prej grupeve kriminale, për shkak të dosjeve që kanë trajtuar.
Më parë, në mbrojtje është marrë prokurorja Doloreza Musabelliu, pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, i cili deklaroi se ato kanë qenë në shënjestrën e Laert Haxhiut, drejtues i bandës së Lushnjës.
Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Por nën ruajtje janë edhe gjyqtarë e prokurorë të posaçëm për çështje që kanë nën hetim dhe shqyrtim, një ndër ta gjyqtarja Irena Gjoka, prokurorët Adnan Xholi, Vladimir Mara dhe të tjerë.
Po ndodh...
Rama dhe Berisha “rrëzohen” nga rasti Dodik
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

