Dyshohet se u arratis me monopatinë, autori i grabitjes së “Raiffesisen Bank” kërcënoi rojen dhe arkëtaren

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ku u grabit Raiffeisen Bank.
Sipas raportimeve, autori ka hyrë në ambientet e bankës me fytyrën e mbuluar me një shall, në mënyrë që të mos identifikohej. Pasi është futur brenda, ai i ka drejtuar armën arkëtares, duke ia vendosur në kokë dhe duke e detyruar t’i dorëzonte paratë.
Më pas, në momentin që është drejtuar për nga dalja, autori ka kërcënuar me armë edhe rojen e sigurisë së bankës, duke e mbajtur nën kontroll dhe duke e penguar të ndërhynte.
Pas daljes nga banka, grabitësi dyshohet se është larguar me një monopatinë elektrike, në drejtim të stadiumit “Dinamo”.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Oligarkia e opozitës, hegjemonia e pushtetit dhe pengmarrja e ndryshimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

