Trump paralajmëron sulme të reja ndaj Iranit: Nuk kemi përfunduar ende me Teheranin

2 November 2026, 09:12 / BOTA ALFA PRESS

Trump paralajmëron sulme të reja ndaj Iranit: Nuk kemi përfunduar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur kërcënimet për sulme të reja ushtarake kundër Iranit, duke deklaruar se Uashingtoni mund të detyrohet të ndërmarrë veprime të mëtejshme ndaj Teheranit. Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se çdo konflikt i ri mund të jetë më i gjatë se përplasjet e mëparshme ushtarake.

Gjatë një tubimi elektoral të mbajtur një ditë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, Trump deklaroi se deri më tani ishte përmbajtur nga urdhërimi i sulmeve të tjera, pasi synonte të shmangte viktima të reja.

"Arsyeja e vetme pse nuk kam mbaruar me Iranin është se dua të jem i sjellshëm. Dua të përpiqem t'i shpëtoj të gjitha ato jetë nëse mundem. Por në një moment do të na duhet t'i dënojmë," u shpreh Trump.

Më herët, presidenti amerikan u kishte deklaruar gazetarëve se Uashingtoni kishte ende një ose dy objektiva të mbetura në Iran, të cilat sipas tij, mund të goditeshin brenda pak minutash.

Po ndodh...