Vajza e Ernesto Kraja, i burgosur politik dhe themelues i PD/ Pse protestuesja shkodrane që u përplas me militantët berishist tha me maraz, "më mirë Rama se Berisha"?
Në protestën e madhe të kësaj të shtune, televizionet transmetuan live një debat të ashpër të një zonje e cila ka 5 muaj që proteston. Ajo u shfaq duke replikuar me një grup militantësh të PD, të cilët pasi mbaruan tubimin e tyre të thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë, sëbashku me një grup deputetetë, ju bashkëngjitën protestuesve te ministria e Arsimit duke tentuar protagonizëm.
Një shprehje e saj gjatë debatit live u bë virale. Në maraz e sipër ajo ju tha militantëve berishist se Rama është më i mirë se Berisha. Menjëherë pas kësaj, eksponentë të PD dhe gazetarë pranë saj e etiketuan si "sorosiste, komuniste e Arlind Qorrit, patronazhiste e Ramës", etj.
Zonja në fjalë, një protestuese që nuk ka munguar në shesh që nga muaji Qershor, quhet Dolores Kraja. Ajo është emigrante nga Shkodra që prej 30 vitesh jeton në Gjermani, por vjen nga atje sa herë ka protesta kundër sistemit 36 vjeçar në vend.
Dolores, ishte një prej atyre protestues të shumtë që u përball me militantët e PD duke kërkuar që të mos përzihen në protestën e studentëve, ndërsa një fjalia e saj për kreun e PD në debat e sipër drejtuar militantëve berishistë të PD, e vuri në qendër të sulmeve të egra në rrjet.
Vetëm pse "shau" Berishēn, ajo u shpall "armike" dhe u akuzua direkt si marksiste e partisë të Arlind Qorrit. Por realiteti është krejtësisht tjetër. Zonja Kraja, jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me Arlind Qorrin e aq më pak me marksizmin, por rezulton bija e një antikomunisti të njohur shkodran, i cili ka bërë burg për këto bindje në kohën kur Sali Berisha ishte një komunist i njohur dhe me pozitë në Tiranë.
Dolores, është një vajzë e rritur me të atin në burg dhe peshën e diktaturës komuniste-marksiste, e ka ndjerë, deri në asht. Ajo në intervista të kaluara thotë se mban mbi shpinë përmes emrit të saj, që ja ka vendosur i ati, gjithë dhimbjen e jetës së tij. Kur ajo erdhi në jetë, ai sapo e kishte mbyllur kapitullin e parë të burgjeve dhe emri që i erdhi ndërmend ishte pikërisht dhimbje, ose "Dolores...".
Babai i saj Ernesto Kraja, ka njohur tre dënime gjatë diktaturës. Një dënim para se Doloresi të lindte dhe dy dënime të tjera pasi ajo u bë 9 vjeç. Ernesto ka lënë në shtëpinë e tij një varg kujtimesh për gjithë çfarë ka kaluar në burgjet e komunzimit dhe Dolores thotë se po i pasuron ato kujtime, duke protestuar që demokracia të vendoset realisht në Shqipëri dhe të mos përfaqësohet nga ish-komunistët dhe pinjollët e tyre në PS, PD apo parti të tjera.
Po kush ishte babai i saj?
Ernesto Kraja, lindi më 1925, në Shkodër. Më 29 dhjetor 1952, me vendim nr. 543, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "krimin e tentativës për arratisje" dhe e dënoi me 10 burg.
Më 21 mars 1978, me vendim nr. 77, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 11 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.
Më 21 mars 1979, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për "krimin e pjesmarrjes në një oraganizatë kundër revolucionare dhe nacionaliste për të kryer krime kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale, për 5 vjet.
Në fillim të vitit 1979, në burgun e Spaçit, Sigurimi i Shtetit organizoi në fshehtësi një skenar monstruoz, me të cilin do të elemininte e do të ridënonin një varg intelektualësh të burgosur aty, që nuk i bindeshin regjimit e madje shkaktonin revoltë përmes qëndrimeve të tyre dhe mesazhet që përcillnin tek të burgosurit e tjerë.
Është quajtur si procesi i Xhelal Koprenckës, Fadil Kokomanit, Vangjel Lezhos, Fatos Lubonjës, etj.
Ishin cilësuar si armiq të tërbuar të regjimit, të cilët duheshin eleminuar me çdo kusht. Ishte hartuar një listë me rreth 50 të dënuar, të cilët do të riarrestoheshin e do t'i bënin pjesë të një procesi të paprecedent dhune e torturash. Në finale do të kishte 3 të ekzekutuar: Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani, dhe Vangjel Lezho.
Pjesë e këtij procesi ishte edhe Ernesto Kraja, i dënuar më parë për agjitacion e propagandë dhe tashmë si pjesëtar i kësaj organizate politike, që sipas Sigurimit të Shtetit ishte krijuar në burg.
Ernesto Kraja ka lënë shumë kujtime në dorëshkrim në familjen e tij, kujtime që e bija Dolores, i ka rrëfyer, e ku zbulohen tortura të paimagjinueshme që ishin kryer në hetuesi mbi të arrestuarit e këtij procesi. Aq të rënda kishin qenë torturat dhe presioni sa Ernesto Kraja, dëshmonte kur ishte ende gjallë se kishte tentuar dy herë të vetëvritej.
Ernesto Kraja, u bë një prej themeluesve të PD pas viteve '90, por sot vajza e tij e cila u detyrua të emigrojë, vjen dhe proteston kundër klasës së vjetër politike, edhe pse ka ndërtuar jetën në Gjermani dhe nuk ka asnjë interes.
Ajo thjeshtë ndjek rrugën e babait përmes parimeve dhe vlerave duke e dashur vendin e saj bazuar në ideal, drejtësi dhe një zhvillim të vërtetë demokratik.
Këto janë arsyet e revoltës të Dolores Kraja e cila ka vuajtur në shpirtin e saj dhimbjet dhe torturat e babait si dhe është përballur edhe me emigracionin e detyruar, duke mos patur asnjë lidhje me partitë politike, e aq më pak me atë lumë akuzash ndaj saj, si marksiste e Arlind Qorrit.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Oligarkia e opozitës, hegjemonia e pushtetit dhe pengmarrja e ndryshimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
