Festimet e Halloween-it në Angli, pesë adoleshentë plagosen rëndë me thikë
Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një feste Halloween-i në Chandler’s Ford, pranë qytetit Eastleigh, në jug të Anglisë.
Policia britanike ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital.
Ngjarja ndodhi të shtunën, pak pas orës 22:30, në Park Road, ku një grup personash të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në ambientet ku po zhvillohej festa, përpara se të ndodhnin sulmet me thikë.
Sipas policisë së Hampshire, në mesin e të plagosurve janë tre djem 16-vjeçarë dhe dy adoleshentë 17-vjeçarë. Të gjithë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dëshmitarë okularë kanë treguar për BBC-në se në vendngjarje kanë mbërritur disa ambulanca. Një prej tyre tha se kishte parë një person që po largohej me vrap nga banesa, duke bërtitur se ishte goditur me thikë dhe se po ndiqej nga dy persona.
Policia ka vendosur një kordon sigurie në zonën ku ndodhi ngjarja, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autoritetet u kanë bërë thirrje dëshmitarëve dhe personave që mund të kenë informacion të kontaktojnë policinë.
Inspektorja detektive Elizabeth Pirie, e cila drejton hetimet, ka shprehur mirëkuptimin për shqetësimin e banorëve të zonës, duke falenderuar komunitetin për bashkëpunimin dhe durimin.
Ndërkohë, deputetja e Eastleigh, Liz Jarvis, ka shprehur solidaritetin me viktimat dhe familjet e tyre, si dhe ka falenderuar policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e shpejtë.
Ajo u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve të shmangin spekulimet dhe shpërndarjen e informacioneve të pakonfirmuara lidhur me ngjarjen.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Oligarkia e opozitës, hegjemonia e pushtetit dhe pengmarrja e ndryshimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
