Sulme ajrore në portin e Detit të Kuq, të paktën 7 të plagosur, goditet edhe një strukturë nafte

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga sulmet ajrore në provincën Hodeidah të Jemenit, të cilat dyshohet se janë kryer nga Arabia Saudite. Sulmet goditën portin Ras Issa, në brigjet e Detit të Kuq, si dhe një strukturë të një kompanie nafte në zonën e Bajil.
Sipas televizionit Al Masirah, të lidhur me rebelët Huthi, dy sulme ajrore shënjestruan një skelë në portin Ras Issa dhe një anije tregtare të ankoruar aty, duke plagosur katër persona. Tre të tjerë u plagosën nga bombardimi i objekteve të kompanive të naftës në Bajil.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje për identitetin e anijes tregtare apo shkallën e dëmeve. Raportimet për të plagosurit gjithashtu nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.
Nga ana tjetër, aleanca ushtarake e udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se kishte kryer një operacion të saktë kundër objekteve që, sipas saj, përdoren nga Huthit për të mbështetur sulmet me raketa dhe dronë. Riadi akuzon rebelët për shfrytëzimin e infrastrukturës kritike për qëllime ushtarake, por nuk konfirmoi në mënyrë specifike raportimet për goditjen e anijes tregtare.
Porti Ras Issa, në veri të Hodeidah, është një pikë e rëndësishme për importin dhe ruajtjen e karburantit. Zona portuale ka gjithashtu një rol kyç në furnizimin me ushqime dhe ndihma humanitare të territoreve që kontrollohen nga rebelët Huthi.
Sulmet e fundit vijnë në një kohë kur luftimet në Jemen janë intensifikuar që prej korrikut, pas përfundimit të një armëpushimi të brishtë të arritur në vitin 2022. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, përshkallëzimi i konfliktit ka shkaktuar më shumë se 1,600 viktima dhe ka detyruar mbi 300 mijë persona të largohen nga banesat e tyre.
#عاجل🚨‼️
غارات جويه تستهدف رأس عيسى في #الحديدة ، ورؤوس كبيرة في تجمع للمرتزقة الحوثين جنوب شرق صعدة.،
#فجرـاليمن https://t.co/gaqtU4NN7s
— الشمقمق اليماني (@Shamakmak200) November 1, 2026
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Oligarkia e opozitës, hegjemonia e pushtetit dhe pengmarrja e ndryshimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
