Dita e 21 e protestës së studentëve/ Pas refuzimeve të njëpasnjëshme, Rama përsërit sërish ftesën per dialog

Protesta e studentëve kundër qeverisë hyn sot në ditën e 21-të, ndërsa kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog, duke vendosur sërish fletushka me mbishkrimin “Dialog” mbi tryezën e gurit të vendosur përpara Kryeministrisë.
Studentët vijojnë të refuzojnë uljen në tryezën e bisedimeve me kryeministrin, duke këmbëngulur se nuk do të ketë dialog pa plotësimin e kërkesave të tyre politike, përfshirë largimin e Ramës dhe qeverisë.
Edhe në ditët e mëparshme, kreu i qeverisë ka përdorur të njëjtën simbolikë për të kërkuar nisjen e bisedimeve me protestuesit. Fillimisht u vendosën karrige përpara Kryeministrisë, të cilat u refuzuan nga studentët dhe pedagogët, ndërsa më pas Rama kaloi te vendosja e gurëve dhe e tryezës së gurtë.
Por as ndryshimi i simbolikës nuk ka sjellë deri tani një përgjigje pozitive nga studentët. Protestuesit kanë vijuar të përsërisin thirrjen “Dorëheqje!”, duke e bërë të qartë se nuk pranojnë dialogun dhe kërkojnë largimin e kryeministrit.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Oligarkia e opozitës, hegjemonia e pushtetit dhe pengmarrja e ndryshimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
