Dështoi në negociatat për buxhetin, kryeministri belg paraqet dorëheqjen

Belgjika po përballet me një krizë politike, pasi kryeministri Bart De Wever i ka paraqitur dorëheqjen e qeverisë mbretit Philippe, pas dështimit të negociatave për buxhetin e vendit.
Takimi mes kryeministrit dhe mbretit u zhvillua të hënën në mëngjes në pallatin mbretëror dhe zgjati rreth një orë e gjysmë. Pas përfundimit të tij, De Wever u largua pa dhënë asnjë deklaratë për mediat. Ndërkohë, pritet që pallati mbretëror të bëjë një njoftim zyrtar mbi përfundimin e takimit.
Ngërçi politik erdhi pas negociatave të zhvilluara gjatë gjithë natës mes kryeministrit dhe kabinetit të tij qendror, të cilat nuk arritën të prodhonin një marrëveshje për buxhetin.
Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prevot, konfirmoi vështirësitë në negociata, duke deklaruar se kishte “shumë pika mosmarrëveshjeje”.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Oligarkia e opozitës, hegjemonia e pushtetit dhe pengmarrja e ndryshimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
