E rëndë në Durrës/ Momenti kur makina futet në trotuar, përplas për vdekje 66-vjeçarin, shpëton mrekullisht vajza e vogël, kalimtarët e tjerë vënë duart në kokë
Një aksident i rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të hëne lagjen numër 13 të qytetit të Durrësit, ku rreth orës 10:30 shoferi 26 vjeçar Aldi Talelli përplasi 66-vjeçarin Fezi Dine, i cili pasi përfundoi në trotuar me plagë të rënda në trup, ndërroi jetë në duart e mjekëve.
Në pamjet e publikuara duket momenti kur shoferi i “Wave Taxi”, i cili e ka parkuar makinën fillimisht në vijat e bardha, në një moment humbet kontrollin e saj dhe hyn në trotuar, ku përplas në murin e një biznesi 66 vjeçarin.
Në trotuar duket të ketë edhe disa qytetarë duke kaluar, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa marrë dëmtime. Mes qytetarëve që qenë duke ecur në trotuar ka qenë edhe një vajzë e vogël e cila ka shpëtuar mrekullisht nga përplasja.
Më tej duket se qytetarët të alarmuar përpiqen t’i japin ndihmën e parë 66 vjeçarit duke i dhënë ujë dhe më pas telefonojnë ambulancën.
Kutjojmë se menjëherë pas ngjarjes, i moshuari është transportuar për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor në spital, nga ku bëhet me dije se fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë, ai ka dhënë frymën e fundit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga blutë e qytetit për në Komisariatin e Durrësit. Ku po merret aktualisht në pyetje, ai mësohet të ketë deklaruar se “i ka ikur mjeti”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128