"Nuk e njohim si palë”/ LDK-ja i mbyll derën Haxhiut, Abdixhiku nuk merr pjesë në takimin për presidentin
Pas PDK-së dhe AAK-së, edhe LDK-ja ka vendosur të mos marrë pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për të diskutuar zgjidhjen e ngërçit politik dhe zgjedhjen e presidentit të ri.
LDK-ja ka bërë të ditur se nuk e njohin Haxhiun si palë të veçantë në këtë proces, sepse e kanë e konsideruar atë në cilësinë e një prej 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Për këtë arsye, përfaqësues të partisë së Lumir Abdixhikut nuk do të jenë pjesë e takimit të thirrur nga Haxhiu.
Megjithatë, LDK-ja nuk e ka mbyllur mundësinë e një komunikimi të drejtpërdrejtë mes kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kjo mundësi vjen në një kohë kur edhe Kurti ka paralajmëruar takime me liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi çështjen e presidentit.
Në takimin e thirrur nga Haxhiu pritet të marrë pjesë Kurti, së bashku me përfaqësuesit e partive minoritare joserbe.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128