Protesta e 79-të/ Nuk ndalet revolta kundër Kastës politike, qytetarët mblidhen sërish sot në shesh

17 August 2026, 18:19 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta e 79-të/ Nuk ndalet revolta kundër Kastës politike,

Protesta e 79-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pritet të vijojë sot në Tiranë, pas tubimit të një dite më parë, ku mijëra qytetarë u mblodhën dhe marshuan në rrugët e kryeqytetit. 
 
Protestuesit kanë vijuar të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Atdheu nuk shitet!” janë shndërruar në refren të protestave të përditshme.

Në protestën e 78-të, fjalimet u mbyllën me thirrjen “Nesër më shumë”, ndërsa qytetarët nisën marshimin në bulevardet e Tiranës. Në tubim morën pjesë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët prej ditësh janë bashkuar me protestat në kryeqytet.

 
Protesta e 79-të vjen pas më shumë se dy muajsh qëndresë të përditshme. Në protestat e fundit, qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre politike.

 Marshimi pritet të zhvillohet përgjatë akseve kryesore të Tiranës, me protestuesit që synojnë të rikthehen përpara Kryeministrisë. Në qendër të protestës mbetet kërkesa për largimin e qeverisë dhe ndryshimin politik.

Po ndodh...