VIDEO/ Tragjedi në ishullin grek, helikopteri rrëzohet gjatë uljes, 6 të vdekur

17 August 2026, 18:37 / BOTA ALFA PRESS
VIDEO/ Tragjedi në ishullin grek, helikopteri rrëzohet  gjatë

Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në ishullin grek të Sifnos.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 18:00, në zonën e Tholos, pranë banesave, në momentin kur helikopteri po kryente ulje në heliport. Mjeti fluturues ishte nisur nga Markopoulo drejt Sifnos.

Mediat greke raportojnë se viktimat janë piloti dhe pesë pasagjerë që ndodheshin në bord. Menjëherë pas rrëzimit, helikopteri u përfshi nga flakët, ndërsa ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e zjarrit, ndërsa një ekip shpëtimi u nis nga ishulli i Siros me mjet të shpejtë të Shërbimit Zjarrfikës.

Po ndodh...