“Do t’ju shuaj si familje”/ Zbardhet dosja e masakrës në Fier, Refit Buzi kishte kërcënuar se do vriste prindërit e ish-të fejuarës
Zbardhen detaje të reja nga ngarja e rëndë që tronditi Fierin pak kohë më parë, ku Refit Buzi vrau prindërit e ish-të fejuarës së tij dhe më pas i mori asaj peng për disa orë.
Pas shumë orësh negociatash me policinë, ai la të lirë Rozalinda Plakën dhe më pas kreu vetëvrasje brenda makinës së tij.
Konflikti sipas familjarëve të autorit kishte lindur për një shumë të madhe parash, që sipas tyre i biri ia kishte dhënë asaj më parë dhe kjo e fundit nuk pranonte t’ia kthente.
Por si nisi konflikti mes Plakës dhe Buzit, një rrjedhë që duket se ka paraprirë krimin e rëndë.
Sipas dosjes së prokurorisë çifti ishte ndarë pas një periudhë të gjatë bashkë, por Buzi i kërkonte vazhdimisht rikthim të resë.
Kjo e fundit e kishte denoncuar më parë gjatë 2025 për përndjekje, dhe 35-vjecari kishte kryer disa muaj burg, por edhe pas daljes kishte insistuar që të riktheheshin bashkë, edhe pse vajza refuzonte. Sipas dosjes, përndjekja ndaj të resë nisi menjëherë më 19 mars, ditën kur 35-vjeçari doli nga burgu pasi kishte shlyer një dënimin. Megjithëse ndaj tij ekzistonte një Urdhër Mbrojtjeje, Buzi e kontaktuar herë pas here me numra të ndryshëm.
Në kallëzimin e saj të bërë më 22 prill, 23-vjeçarja ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë ditëve të fundit. Ajo tregon se si ish-i fejuari i priste rrugën vazhdimisht pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier ku ajo kryente praktikën si infermiere, si dhe në kafenetë përreth.
Në një nga ngjarjet, ajo tregon se Buzi e ka marrë atë në makinën e tij tip ‘Volkswagen’ dhe e ka dërguar drejt një hoteli në Novoselë. Kur ajo ka refuzuar të zbresë, ai e ka kërcënuar me vetëflijim:
“Zbrit nga makina dhe hyjmë që të vërtetoj që unë nuk të prek me dorë pa dëshirën tënde. Ose zbrit ose unë do djeg veten me benzinë para teje ose ti do më vrasësh mua pa e marrë vesh njeri dhe do i hipësh taksisë dhe do ikësh pa e marrë vesh njeri… Unë nuk jam kafshë dhe ato veprime që i kam bërë më para se të futesha në burg i kam bërë se nuk kam qenë mirë mendërisht”, ka thënë ai.
Pasi kanë lëvizur nga hoteli për të ngrënë drekë, i dyshuari i ka vendosur tri kushte ultimatumi të resë, duke i bërë të qartë se nuk do ta linte kurrë të qetë: “Nëse ti do ndarje nga unë nuk do kesh njeri tjetër në jetën tënde, do më presësh mua një periudhë kohe Dhjetor, Qershor ose deri në Gush, dhe kushti i tretë pavarësisht si përfundojmë ne të dy, nuk të kushton gjë të më takosh dhe të kalosh bukur me mua. Nëqoftëse ti nuk pranon asnjë nga këto kushte dhe do ndarje atëherë do tu zhduk të gjithëve si fis dhe se do mbajnë përgjegjësi familjarët e tu”.
Po ashtu ajo ka deklaruar se e ka kërcënuar me fjalët: Do t’ju shuaj si familje, do të vras prindërit!”. Nëna e vajzës ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të drejtësisë, duke u shprehur se veprimet e ish-të fejuarit po i shkatërrojnë jetën, shëndetin dhe arsimimin e të bijës.
I pyetur nga grupi hetimor pasi u kap në flagrancë nga policia, Refit Buzi kishte pranuar se e kishte kontaktuar ish-partneren e tij edhe pse kishte dijeni të plotë për urdhrin e mbrojtjes.
“E kam kontaktuar sepse e dua dhe ndjej akoma për atë, dua të lidhem përsëri… Nuk kam mundur dot ta lë të qetë”, është shprehur ai para policëve.
Pas denoncimit të radhës, Policia e Fierit e ka arrestuar sërish duke sekuestruar edhe telefonat celularë të të dyja palëve, ku janë gjetur dhjetëra mesazhe, thirrje dhe mesazhe zanore me përmbajtje kërcënuese e ofenduese.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128