Europa në luftë me flakët/ 3 viktima në Greqi e Spanjë, Belgjika, katastrofa më e rëndë

17 August 2026, 19:14 / BOTA ALFA PRESS

Reshjet dhe temperaturat më të ulëta në Belgjike sollën pak lehtësim për zjarrfikësit që po luftojnë për të vënën nën kontroll, flakët më të rënda të regjistruara ndonjëherë, të cilat po kërcënojnë të arrijnë kufirin gjerman.

Një zjarr i madh ka përfshire që prej së premtes, një rezervë natyrore në lindje të vendit, pas një vale të nxehti me temperatura deri në 37 gradë.  Flakët që kanë djegur rreth 3 mijë hektarë tokë në belgjikë, janë cilësuar si katastrofa më e madhe ekologjike në pyje.

“Pa dyshim që kjo është katastrofa më e madhe ekologjike sa i përket zjarreve pyjore në Belgjikë. Rekordi paraprak ishte shënuar në 2011 me 1200 hektarë tokë të djegura”, tha Nicolas Yernaux.

Qindra zjarrfikës nga Belgjika, Gjermania fqinje dhe Luksemburgu, ashtu si fermerë, ushtarë dhe përforcime nga BE, janë angazhuar prej ditësh për të vënë situatën nën kontroll.

Europa po përjeton një verë veçanërisht të vështirë, me zjarre të ushqyera nga temperatura tejet të larta dhe thatësira ekstreme.

Në Greqi, një çift të moshuarish vdiq në fundjavë pasi flakët përfshinë ishullin e Salamina, ku 500 persona u evakuuan me traget, pasi erërat e forta e shtynë zjarrin drejt zonave të banuara. Flakët vijojnë të kërcënojnë Spanjën verilindore, ku një zjarrfikës vdiq të dielën, e po ashtu në Portugali.

Siç bëhet e ditur, rreth 90 përqind e vatrave janë të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore, si zjarre në kampe ose cigare të pashuara. Prokurorët në Belgjike kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Edhe në gjermani zjarrfikësit po punojnë për të vënë nën kontroll një front zjarri 1.5 km larg godinave të banimit në fshatin e Ruitzhof, pranë kufirit belg.

Po ndodh...