Robert De Niro mbush 83 vjeç/ Historia e një prej aktorëve më të mëdhenj të Hollywood-it

17 August 2026, 19:56 / JETË ALFA PRESS
Robert De Niro mbush 83 vjeç/ Historia e një prej aktorëve

Robert De Niro, një nga aktorët më të njohur dhe më të vlerësuar të Hollywood-it, feston sot 83-vjetorin e lindjes. Ai lindi më 17 gusht 1943 në Manhattan dhe nisi të merrej me aktrim që në moshë të re. Në moshën 16-vjeçare la shkollën për t’iu përkushtuar plotësisht pasionit të tij për kinemanë. 
Aksident me dy të plagosur në Prizren/ Makina përplaset me kamionçinën dhe përfundon në oborrin e servisit
Karrierën e madhe e nisi me filmin “Mean Streets” në vitin 1973, ku filloi edhe bashkëpunimi i gjatë me regjisorin Martin Scorsese.

Një vit më vonë, De Niro fitoi çmimin e parë “Oscar” për rolin e të riut Vito Corleone në filmin “The Godfather Part II”.

Më pas, ai interpretoi në disa prej filmave më të famshëm të kinemasë amerikane, përfshirë “Taxi Driver”, “Goodfellas”, “Casino” dhe “Heat”.

“Oscar”-in e dytë e fitoi për rolin e boksierit Jake LaMotta në “Raging Bull”, për të cilin iu desh të përgatitej intensivisht dhe të shtonte rreth 27 kilogramë në peshë.Përveç aktrimit, De Niro është angazhuar edhe në regji dhe produksion. Ai bashkëthemeloi TriBeCa Productions dhe Festivalin e Filmit Tribeca, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në industrinë e filmit përtej roleve para kamerës.

Edhe pse gjatë karrierës pati periudha me filma më pak të suksesshëm dhe u përball edhe me një proces gjyqësor nga një ish-punonjëse, De Niro vazhdoi të mbetet një prej emrave më të rëndësishëm të kinemasë botërore.

Bashkëpunimet e tij të mëvonshme me Scorsese, veçanërisht në filmat “The Irishman” dhe “Killers of the Flower Moon”, u vlerësuan sërish nga kritika.

Në një karrierë që shtrihet për më shumë se pesë dekada, Robert De Niro është shndërruar në një figurë ikonike të kinemasë, me dy çmime “Oscar” dhe një filmografi që përfshin disa prej klasikëve më të rëndësishëm të historisë së filmit amerikan. 

Po ndodh...