Tronditet sërish Vlora, shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, katër të plagosur, njëri me djegie të rënda
Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur këtë të hënë në Porto Palermo të Vlorës, ku katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi.
Burime për mediat bëjnë me dije se dyshohet se shpërthimi ka ndodhur pas një rrjedhjeje apo përhapjeje të benzinës, e cila më pas është ndezur, duke lënë të plagosur personat që ndodheshin në skaf.
Sipas informacioneve paraprake, një prej personave ka pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Ai së bashku me tre të plagosurit e tjerë janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta të shpërthimit. Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia, priten më tepër detaje në vijim.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128