Shpërthimi në Porto Palermo/ Katër të plagosur, policia zbulon detajin: Një cigare ndezi benzinën pranë motorit të skafit

17 August 2026, 21:37 / AKTUALITET ALFA PRESS
Shpërthimi në Porto Palermo/ Katër të plagosur, policia

Policia e Himarës ka reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Porto Palermos, ku si pasojë e shpërthimit të motorit të skafit mbetën të plagosur katër persona.

Përmes një njoftimi zyrtar autoritetet bëjnë me dije se nga verifikimet paraprake dyshohet se gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo,  shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç,  M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se njëri prej tyre po konsumonte një cigare në momentin kur benzina e pranishme pranë motorit dhe në serbator mori flakë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo,  shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç,  M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse  benzinë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ndodh...