
Në sulm shok e shoqe se po na sheh Berisha, me brek a pa brek, vetëm të jemi deputet!

Sulm, o shokë, për t' u futur në listën e deputetëve! Afrimi i zgjedhjeve e ka rritur shumë tensionin e "depukanëve", (kandidatëve për deputet), te opozita. Askush nuk beson te fitorja e pushtetit, por gjithkush shpreson te karrigia e deputetit.
Spektakli jepet vetëm para dhe për një spektator: Saliun. Ai e ka fatin e tyre në dorë, ndaj yxhym... Dashi nuk arriti të digjte asgjë në sy të Saliut, ndaj dogji xhaketën. Mund të digjte edhe pantallonat, edhe këmishën, edhe brekët, vetëm zjarr... Me brekë, pa brekë... Vetëm deputet.
Mbi barikadë u ngrit Balliu i vogël. Krejt si Taulanti dikur mbi skafandrat e policëve. Dikush doli në TV dhe deklaroi se rastësisht ka mbetur gjallë. Ai mund të quhet që sot martir i gjallë i demokracisë.
Një polic para Luan Baçit, në kundërshtim me udhëzimet dhe trainimet, futi dorën poshtë brezit dhe krruajti ..."koburen". Të gjithë TV-të kombëtare dhanë lajmin kobzi se Luan Baçi shpëtoi për një qime... Halli i madh ka rënë në Albanistan.
Deputetët e opozitës luajnë rolin e heroit që flijohet për demokraci me shpresën se që nga penxhereja i vëzhgon BigBaba, ai që ka edhe letrën, edhe kalemin. Po populli, ç'mendon populli?!
Me ç'duket ai e zgjidhi vetë problemin: "Këta m.... kurrë nuk e kanë dashur Europën, si majtas, si djathtas, boçen nën sqetull dhe para për Europë. Ata që bërtasin dhe ulërasin kanë vetëm hallin e bythës së vetë"./Alfapress.al

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128