
Rama-Berisha-Metaj si shumicë e pakicës!

Janë shtuar zërat të cilët po mendojnë se, Edi Rama, po ndihet në rrezik dhe në siklet për një fitore bindëse në zgjedhjet e 14 majit. Në fakt ai ka vetëm një rrezik dhe një siklet: Votën e asaj shumice shqiptarësh, të cilët tashmë janë pagëzuar si “shtresa gri”.
Kjo masë votuesish përbëhet përgjithësisht nga shtresa e mesme e cila po ndien rrezikun e zhdukjes me shpejtësi, nga intelektualë, ushtrues të profesioneve të lira, emigrantë që vijnë e ikin, familjet e tyre të mllefosur me klasën politike 32 vjeçare, socialistë të cilët kanë kuptuar se vota për pushtetin 10-vjeçarë të partisë u ka ndryshuar jetën vetëm 10% të tyre, demokratë dhe opozitarë të cilët kanë kuptuar se me Sali Berishën dhe Ilir Metajn në krye, nuk shohin asnjë dritë në fund të tunelit as për të ardhmen e tyre personale, e plotë të tjerë.
Kjo masë e madhe votuesish euro-atlantike në bindje dhe vizion, mendjehapur e me moral, më inteligjentja dhe më e qarta për skemën e mbyllur politiko-ekonomiko-kriminale ku e mbajnë vendin treshja Rama-Berisha-Metaj, nuk ka besim se vota e 14 majit mund të ndryshojë ndonjë gjë për të ardhmen e tyre dhe të vendit.
Tani për tani ata vetëm presin dhe ëndërrojnë që pushteti i mafies politiko-ekonomike- kriminale të rrëzohet nga froni, pas 3 dekadave në pushtet.
Për gati 32 vite ata kanë qenë të pa artikuluar dhe të papërfaqësuar politikisht, por nuk janë vetëm këta. Edhe shumica e socialistëve dhe ndjekësve të tyre, shumica e demokratëve dhe opozitarëve që ndjekin dhe shpresojnë te Berisha-Metaj ndihen në të njëjtin kurth, pavarësisht se për arsye mbijetese, të detyruar në mënyra të ndryshme, të dëshpëruar apo edhe “të shitur”, vazhdojnë e votojnë për kastën e Tranzicionit.
Në këtë situatë, Edi Rama, të vetmin rrezik që sheh është dalja e “shtresës gri” në votime. Për ta mbajtur larg kutive të votimit ai ka nxjerrë sërish në skenë edhe për këto zgjedhje lokale dy “gogolët”, Sali Berishën dhe Ilir Metajn. Ai është i qartë që me këtë skemë nuk fiton dot shumicën e votuesve, por i mjafton që pakica e tij të jetë më e madhe se pakica e frontit “Bashkë Fitojmë”.
Këta të fundit janë të kënaqur me këtë situatë. Sali Berisha dhe Ilir Metaj politikisht mbeten në lojë si “opozita e vetme” në vend duke kërkuar amnisti nga perëndimorët, kurse ekonomikisht me oligarkët dhe bizneset klienteliste, vazhdojnë që të mbajnë statukuonë ekonomike dhe janë të fituar njësoj si Edi Rama.
Të dyja palët edhe pse së bashku janë vetëm shumicë e pakicës, të vetme shpresë që kanë është që në të njëjtën situatë, të shkojnë deri në zgjedhjet e vitit 2025 dhe paraja të vijojë rrugën që ka bërë gjithmonë. Por këtu ngec hesapi i tyre.
Vlera e vërtetë e këtyre zgjedhjeve është ajo që do të ndodhë pas datës 15 maj. Atë ditë do nisë fundi i tranzicionit korruptiv, ose ta gëzojmë edhe një 32- vjeçarë tjetër me Ramën-Berishën-Metajn, kastën e korruptuar dhe kriminale në fuqi dhe pasardhësit e tyre.
Aktualisht kemi një filiz në skenën politike shqiptare që jo vetëm po demaskon treshen Rama-Berisha-Metaj me gjithë levat e tyre obligo-kriminale, por edhe po artikulon qartë Shqipërinë e ardhme euro-atlanike me demokraci funksionale, ekonomi tregu dhe mirëqenie për të gjithë. Kjo do të thotë shpresë dhe plan për shkallmimin e sistemit të deformuar politiko-ekonomik dhe stimulimin e drejtësisë për të ndëshkuar kastën e korruptuar në fuqi, me qëllim që askush më të mos guxojë të përsërisë biznesin e Trekëndëshit.
Ky filiz është Partia Demokratike, e cila duket e brishtë në këto zgjedhje por si ajo vala rrethore e guralecit në ujë, po përhapet me shpejtësi skaj më skaj. Nuk ka rëndësi se në çfarë mase, (rezultati), PD do ta zgjojë në 14 maj shumicën e shqiptarëve të cilët janë jo vetëm të neveritur por edhe të mllefosur deri në tërbim ndaj kastës Rama-Berisha-Metaj. Rëndësi ka që të vazhdojnë ti qëndrojnë përballë shumicës së pakicës, me të cilën Rama së bashku me Berishën dhe Metajn sundojnë.
Kjo është detyra e tyre historike dhe për këtë do të japin llogari përpara shqiptarëve, (Jo në SPAK si treshja), pas 15 majit dhe në vazhdim!/Alfapress.al
-
Tre parrulla dhe gjashtë të vërteta
1 Maj, 11:09 -
Faturat që po paguajnë “gomarët” e Berisha-Metajt!
24 Prill, 14:24 -
Triada e domosdoshme Berisha-Meta-Rama
27 Prill, 16:37

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128